Edhe kryeministrja e Norvegjisë gëzohet për Solskjaerin..trajner !

Ole Gunar Solskiaer është caktuar trajneri i ri i Mançester Junajtidit. Ky lajm pati një jehonë bombastike në vendin e tij, Norvegji, dhe midis atyre që u gëzuan shumë me këtë rast, ishte edhe kryeministrja norvegjeze Erna Solberg që e shprehu gëzimin e saj me dy tuita në profilin e saj në twitter.
Fillimisht, ajo ishte ndër të parat që dha lajmin për caktimin e Solskjerit si trajner i Mançester Junajtidit, ndërsa më vonë ajo e konfirmoi informacionin, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për futbollin norvegjez.
Sfidanti.al