Në rrjetet sociale ndodh shpesh që personazhe të ndryshëm të bëjnë gafa të mëdha. Është ndoshta ky edhe rasti i sulmuesit të Paris Sën Zhermenit, Nejmar Xhunior që rrezikon t’i ndjellë tersin shokut të tij të skuadrës Kilian Mbape pasi e uroi para kohe për ditëlindjen.
Braziliani publikoi një foto në profilin e tij në Instagram, një foto të francezit të shoqëruar me një mesazh urimi: ‘Dje ishte ditëlindja e këtij fenomeni. Komplimenta, vëlla e shumë uriem për të fgjithë jetën, Zoti të bekoftë dhe të mbroftë. Gjithnjë të bashkuar, djalë i artë’-shkruante Nejmar.
Deri këtu cdo gjë ishte normale, problemi qëndron se Mbape do të festojë 20 vjetorin e tij të lindjes ditën e enjte në 20 dhjetor. Kur kuptoi gafën e bërë, nejmar e fshiu postimin, por ky gabim i tij tashmë e kishte bërë xhiron e botës.
sfidanti.al
—