Denver-Toronto ishte ndeshja që kishte vëmendjen më të madhe në mbrëmjen e radhës në NBA. Në fund ishte skuadra e Nagets ajo që mori maksimumin nga kjo përballje, pasi e fitoi atë me rezultatin 95-86 duke i shkaktuar Raptors humbjen në këtë sezon. Leonard e mbylli ndeshjen me 29 pikë e 14 topa në tabelë ndërsa Ibaka dhe Rajt shënuan 14 dhe 15 pikë, por që nuk i mjaftuan Torontos për të kaluar Denverin për të cilin spikatën Jokic, Mërrej e Krejg
Vazhdon kriza e Klivlendit që pësoi një tjetër disfatë dhe këtë radhë ndëshkimi erdhi nga Filadelfia me rezultatin 128-105. Për kavaliers më të mirët ishin osman dhe Klarkson me 18 pikë të shënuara, por që ishin shumë pak që skuadra nga Ohajo të bënte dicka më shumë në këtë ndeshje. Te Filadelfia ata që spikatën më shumë ishin Simmons me 22 pikë, 11 topa në tabelë e 14 assist si dhe Embid e Batler me 24 e 19 pikë.
Los Anxheles Lejkërs nuk ia doli të thyejë Uashingtonin. Skuadra kaliforniane humbi këtë ndeshje me rezultatin 128-110 dhe është në kuotën e 11 humbjeve. Lebron Xhejms nuk ishte basketbollisti që kemi parë në këto javë të fundit dhe këtë sfidë u detyrua të mbyllë me vetëm 13 pikë të shënuar. Më mirë u paraqit kuzma që shënoi 20 pikë. Te Uashingtoni, Uall shënoi 40 pikë dhe dha 14 assit, ndërsa Grin e Deker e mbyllën ndeshjen me 20 pikë secili.
sfidanti.al