Pas ndeshjes Partizani – Kukësi, ndeshje që u luajt sipas modës absurde të  dënimit masiv të tifozëve, presidenti Demi ka thënë një frazë që lëshon aromë të denjë për Superligen: “ Ishte një ndeshje e dhjerë..”  Imagjinoni, ishte ndeshje e vërtetë, pa komromis nga ekipet , pa hapur këmbët njëra palë, dhe, prapëseprapë, quhet e dhjerë ngaqë futbolli humbet qëllimin kur futbollisti luan për sistemin dhe  jo për publikun . Por, nëse do të flitej pa dorashka edhe për ndeshjen Skënderbeu – Luftëtari, aty ku ndodhi “apokalipsi” i radhës, përmbysja e “bujshme” në rezultat,  cilin emër do të vinim këtij teatri mediokër, i cili të fyen dhe nuk ka galje?  Kur një ndeshje e padorëzuar, por pa tifozë quhet e dhjerë nga njëri prej presidentëve të garës, po kjo ndeshja e tredhur në Korçë, cilin emër meriton? Edhe pse futbollistët e Skënderbeut iu vërsulën, gjoja të prerë në “besë” nga arbitri  Llapri, në minutën kur u shpik goli,  sikur tradhëtinë më të madhe po ua bënte arbitri dhe nuk  e kurdisnin ata vetë,  skena dukej e stërparë, si në ato filmat e shparë të Superligës, ku humbesi vret veten nga..depresioni!
Kur Shkëlqim Muça i ra kambanës se Skënderbeu  rrezikon të prishë garën e kampionatit, shumë mallkime erdhën nga klubi  ‘honoris causa” për ish- trajnerin e tyre,  që guxon të futet thellë në dramën morale të një ekipi, i cli  kur flitet për dënimin në Europë sillet si i penduar, kurse në kampionat nuk kanë frikë të tregojnë se ata i shkelin parimet e lojës sa herë të duan, kur të duan “zotat”…
Sfidanti.al  
    
