Kristiano Ronaldo nuk ka vetem shqetesimet per akuzay qe vijne nga Kethrin Majorga per abuzim seksual, por perballet edhe me nje problem te hershem; ate te evazionit fiskal. Sipas te perditshmes spanjolle AS, sulmuesi portugez i Juventusit ka marre nje flete-thirrje per ne gjyq ne Madrid per ne daten 14 janar ku do te ratifikoje marreveshjen e arritur me organet fiskale spanjolle pas akuzes per evazion fiskal prej 14.7 milione Eurosh.
Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, Ronaldo do te pranoje fajin per kryerjen e 4 krimeve fiskale gjate periudhes kur ai ishte futbollist i Realit te Madridit dhe do te pranoje denimin me 2 vjet burg qe nuk do ta kryeje sepse avokati i tij po punon qe ta shnderroje ate ne nje gjobe shtese prej 375 mije Eurosh, duke qene se ne 6 gusht ai derdhi ne arkat e organeve fiskale 13. 4 milione Euro. Megjithate sipas AS, Drejtesia spanjolle nuk e ka pranuar ende kete akord.
Sfidanti.al