Modriç s’di shaka, ultimatum Perezit: 10 milionë euro ose ika!

Luka Modriç, futbollisti më i mirë në botë më 2018 në të gjithë konkurrimet më prestigjioze, ka mundësi që në fund të këtij sezoni të largohet nga Reali. Gazetari i njohur spanjoll, Eduardo Inda, vë në dukje se Modriçi ka refuzuar kontratën e re me klubin “mbretëror”.
“Presidenti i Realit, Florentino Perez, i ka ofruar Modriçit që të luajë me këtë klub edhe dy vite të tjerë, por me kushte të njëjta si edhe deri tani – tetë milionë euro për sezon”, thekson gazetari në fjalë, duke zbuluar ndërkohë ultimatumin që mesfshori kroat i ka paraqitur Perezit.
“Modriçi e ka kundërshtatur kontratën e re, duke kërkuar patjetër 10 milionë euro në vit që të vazhdojë të luajë te Reali. Deri tani, marrëveshja nuk është arritur dhe kam frikë se ajo as nuk do të arrihet”, thotë gazetari i lartpërmendur.
Kapiteni i përfaqësueses kroate, sipas kontratës aktuale, duhet të luajë edhe një vit e gjysmë me Realin dhe, mbasi fitoi “Topin e artë”, Modriçi 33-vjeçar tha se do të kishte dëshirë që ta mbyllte karierën në Madrid, por tani punët kanë ndryshuar dhe nuk dihet sesi do të shkojnë. Modriçi ndodhet te Reali që më 2012 dhe me të ai ka fituar katër tituj kampioni të Evropës.
Sfidanti.al