Pançev i habitur : Çfarë po ndodh me Vardarin e Shkupit?

Në një intervistë në gazetën “Veçernje Novosti”, legjenda e futbollit maqedonas, Darko Pançev, duke folur për situatën aktuale te Vardari i Shkupit, vuri në dukje se punët në këtë klub nuk po shkojnë aspak mirë mbas paralajmërimit të largimit të pronarit të deritanishëm të tij, pasanikut rus Sergej Samsonenko. Vardari, në fakt, po kalon një periudhë të paqartë, ndërkohë që as e ardhmja e tij nuk dihet.
Në kushtet e krijuara në këtë klub maqedonas, ka shumë vonesa sa i përket pagimit të pagave lojtarëve dhe të punësurve të Vardari, duke qenë se situata financiare në të është e rëndë.
“Në këtë klub po ndodhin disa gjëra që nuk janë të mira për të, por, sidoqoftë, unë jam gati që ta ndihmojë atë, ndërkohë që edhe komuna e Shkupit duhet të vejë dorë mbi këtë klub. Nëse ne të gjithë i kombinojmë forcat tona, atëherë, Vardari do të mund të dalë nga situata e vështirë, në të cilën ai ndodhet tani”, deklaroi Pançevi.
Sfidanti.al