Zlatan Ibrahimovic argëtohet në Instagram; bëhet ‘Mbreti’ i Suedisë

Ndërsa pret se cfarë do të ndodhë me të ardhme ne  tij, Zlatan ibrahimovic vendos të argëtohet në rrjetet sociale. Suedezi shfrytëzoi profilin e tij në Instagram për të publikuar një foto ku ai kishte zëvendësuar Karlo XVI Gustavo, mbretin e Suedisë që ishte përkrah bashkëshortes, mbretëreshës Silvia.

Dedikimi që shoqëroi këtë foto thotë gjithcka: ‘Zweden’ që është një kombinim i emrit të tij Zlatan më atë të Suedisë si për t’u thënë të gjithëve se është ai mbreti i Suedisë. por  37 vjecari nuk ndalet me perlat e tij. Orët e fundit ai pushtoi median botërore me një deklaratë të tij në lidhje me Topin e Artë të 2018 që u fitua nga luka Modric duke thumbuar Cristiano Ronaldon.

‘Tani e dime se kush garonte me Messin për Topin e Artë; ishte Florentino Perez dhe jo Cristiano Ronaldo-u shpreh Zlatan ibrahimovic në një intervostë për ‘Fox Sports’

sfidanti.al