Qëkur arriti në majën e profesionit të tij, ndërsa ka qenë “operativi” kryesor i Monakos, Totenhemit dhe i Sampdorias, shumëkush konsideroi se Rikardo Peçini do të bëhej skaut i një ndonjë klubi gjigant, por ai zgodhi që të bënte një jetë modeste, duke preferuar që të qëndronte skaut i një klubi po modest.
Rikardo Peçini është familje skauti, pasi i edhe i ati i tij, Aldo, ka shërbyer një kohë të gjatë si skaut tek Interi, Lacio dhe Parma. Ai është njeriu që solli në Itali portierin e famshëm brazilian, Zhulio Cezar. Peçini i madh i merrte shpesh në stadiume dy djemtë e tij, Rikardon dhe vëllanë e tij, Nikolla. Kjo ndikoi sidomos te Rikardo që mësoi jo vetëm sesi të luajë futboll, por edhe diçka tjetër. Kur karriera e tij në fushë dështoi, ai filloi ta provoi veten si skaut dhe doli se ai ishte shumë i mirë në këtë “zanat”. Në vitin 2007, ai bëri katalogun e parë të futbollistëve të Serisë A për nevojat e kompanisë amerikane IMG. “Duket se është në ADN-në tonë familjare që të zbulojmë lojtarë të mirë të rinj”, ka thënë Rikardo në një intervistë.
Në vitin 2002, Peçini nisi të bënte praktikë si skaut te Fiorentina, por kjo e fundit shumë shpejt shpalli falimentim dhe ra në ligat e ulta. Por, mbas dy vitesh, Fiorja u kthye në Serinë A, ku asaj i duheshin patjetër përforcime të reja dhe kështu doli në dritë “syri dhe mendja e mprehtë” e Rikardo Peçinit që atëkohë solli në Firence japonezin legjendar Nakatën, Mikolin dhe djaloshin e ri 20-vjeçar, Xhorxho Kielini. Rikardo ka më shtëpi një katalog të plotë të vetin për shumë lojtarë italianë, sidomos të rinj.
Sfidanti.al