Juve-Inter, armiqësia në derbi lindi gati 60 vjet më parë!

Një derbi zakonisht është një ndeshje e dy skuadrave të një qyteti, por Seria A ka edhe disa përkufizime të tjera (ashtu si edhe Anglia, Gjermania, Franca apo Spanja). Dy skuadra tepër rivale, për më tepër pretendente përherë për tituj, luajnë një derbi edhe kur i përkasin qyteteve të ndryshme. i tillë edhe Juventus-Inter (po ashtu si Juventus-Milan).

Rivaliteti padyshim është edhe ai mes Torinos dhe Milanos, por fillimi i armiqësisë së egër e ka një datë, apo më mirë, dy data të të njëjtit vit, atij 1961. Fillimisht në 16 prill, Juve-Inter në stadiumin “Komunal” të Torinos, me invazion të tifozëve vendas në fushë. Interi kërkon dhe merr dy pikët në tavolinë.

Në 30 maj luhet java e parafundit e kampionatit, Interi fiton me Napolin dhe Juvja humb në Padova, me dy ekipet që barazohen me pikë. Përpara sesa të luhej java e fundit, Komisioni i Apelit i Federatës (që kishte kryetar, presidentin e Juves, Umberto Anjelin) vendos që Juve-Inter duhet të luhet, duke hedhur poshtë vendimin e parë.

Në javën e fundit, Interi u mund dhe Juvja barazoi duke shkuar në 3 pikë epërsi, pra duke e bërë të panevojshme matematikisht ndeshjen mes tyre. Si protestë, Anxhelo Morati dhe Helenio Herrera dërguan në Torino skuadrën e Shpresavem, që u mund 1-9, me gjashtë gola të Omar Sivorit.

Armiqësia e hapur pra, ka një fillim, ndërsa më pas erdhën 1998-a (Iuliano-Ronaldo), 5 maji 2002, viti 2006 me “Kalçopolin”. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, minuta e 90-të nuk vjen kurrë për këtë rivalitet.

Sfidanti.al