Modriç fitoi me 753 pikë, Kristiano pati 478!

Sukses i pastër i Luka Modriçit në garën për “Topin Artë”. Kroati mori 753 pikë, një shifër vërtet e lartë, duke lënë në vend të dytë Kristiano Ronaldon me 478 pikë. Më pas, francezët Grizman me 418 dhe Mbape me 347, e dhjetëshen e parë e plotësuan Mesi (280 pikë), Salah (188), Varan (121), Hazar (119), De Brujn (29) e Kejn (25). Modriç ka marrë numrin më të lartë të pikëve në histori, përveç Kristiano Ronaldos së vjetshëm që fitoi me 946 pikë.

Sfidanti.al