UEFA, tjeter konfirmim, VAR qe ne Championsin e sezonit aktual.

Tani eshte zyrtare; UEFA i hap driten jeshile perdorimit te sistemit VAR qe ne sezonin aktual te Liges se Kampioneve duke nisur nga faza e 1/8 te finaleve. Vendimi perfundimtar u mor ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te qeverise se futbollit Evropian te mbajtur ne Dublin.

Ne shortin e sezonit 2018/19, Ceferin konfirmoi aplikimin e VAR ne sezonin e ardhshem dhe ne shtator ai mohoi serish mundesine per ta perdorur ate qe ne sezonin aktual, por ne fund ai qe fitoi ishte pragmatizmi.  Por jo vetem kaq, teknologjia do te aplikohet edhe ne kampionatin Evropia  te Under 21 qe do te zhvillohet ne Itali vitin e ardhshem.

Nderkaq arbitrat duket se jane gati prej kohesh per zbatimin e ketij sistemi duke qene se ne 1/8 e finaleve te Championsit do te jene te njejtet qe e kane aplikuar ate si ne kampionatet kombetare ashtu edhe ne Boterorin e Rusise.

Sfidanti.al