Baloteli-Vieira, polemika te Nise per zevendesimin

Mario Baloteli nuk po perjeton nje sezon te mire te Nise. Sulmuesi italian ka pasur probleme me formen e tij fizike dhe deri tani nuk ka shenuar ende asnje gol me skuadren e tij ne Ligue 1 megjithate kjo nuk e pengon ate te  beje numrat e tij. Rasti me i fundit ishte ai i kesaj fundjave ne ndeshjen qe Nisa zhvilloi me Ginkamp. Ishte minuta e 75 e sfides kur trajneri Vieira e zevendesoi Balotelin me kete te fundit qe nuk e priti aspak mire kete vendim.

Teksa po i drejtohej pankines, sulmuesi italian iu hakerrye Vieirase duke i drejtuar gishtin ne fytyre e duke i thene fjale aspak te kendshme  perpara se te hidhte ne toke me nervozizem dorashkat. Nje sjellje kjo qe nuk i pelqeu aspak trajnerit te Nises qe iu kunderpergjigj Balotelit ne konferencen per shtyp pas ndeshjes.

‘Detyra ime eshte qe te bej zgjedhje mes te cilave jane edhe zevendesimet-tha Vieira-stervis te gjithe skuadren e Nises, jo vetem Balotelin apo Saint Maximin. Nuk jam trajneri personal i askujt’.

Sfidanti.al