Duke nisur nga viti 2021 numri i klubeve pjesemarrese ne kompeticionet evropiane do te jete akoma me i madh. Komiteti Ekzekutiv i UEFA miratoi krijimin e nje kompeticioni te trete per klube ne Kontinentin e Vjeter ne mbledhjen e mbajtur ne Dublin te Irlandes.
Kompeticioni i ri qe perkohesisht quhet UEFA Europa League 2, do te kete te njejtin format si Champions League dhe Europa League dhe ne te do te marrin pjese 32 skuadra qe do te ndahen ne 8 grupe me nga 4 ekipe per te luajtur me pas ne 1/8 e finaleve, cerekfinalet, gjysmefinalet dhe finalen.
Perpara 1/8 te finaleve te ketij kompeticioni do te luhet nje raund eliminator mes skuadrave te vendeve te dyta dhe te treta ne fazen e grupeve te Europa League.
Ne kompeticionin e ri do te luhen 141 ndeshje ne 15 jave ashtu sic ndodh ne Europa League dhe fituesja do te fitoje te drejten qe te marre pjese ne Europa League ne sezonin pasardhes. Sfidat e kompeticionit te ri do te luhen te enjteve ashtu sikurse edhe ato te Europa League, ndersa ato te Liges se Kampioneve do te jene te martave dhe te merkurave.
Finalet e te fgjitha evenimenteve do te zhvillohen brenda 1 jave; te marten eshte ajo e kompeticionit te ri, te merkuren finalja e Europa League dhe te shtunen finalja e Liges se Kampioneve. Kompeticioni i ri evropian garanton pjesemarrjen e 34 vendeve te kontinentit ne fazen e grupeve ne te gjitha evenimentet e UEFA.
Sfidanti.al