Skandal në Serbi: UEFA “do të krehë” edhe ndeshjen e Partizanit

Mbas ndeshjeve Proleter Novi Sad – Radniçki Nish dhe Zemun-Rad, UEFA do të hetojë edhe një ndeshje tjetër të Superligës serbe, Partizan Beograd-Dinamo Vranja (6-0). Në një letër që ka dërguar në UEFA në federatën serbe të futbollit, ajo vë në dukje se ka dyshime për disa momente të kësaj ndeshjeje. Komiteti i Etikës së federatës serbe, menjëherë mbas mbas marrjes së letrës së UEFA-s, ka nisur hetimet.
Trajneri i Dinamos së Vranjës, Radmillo Jovanoviç, menjëherë mbas humbjes së thellë, akuzoi portierin e vet Urosh Gjuriç, për të cilin tha se “do t’ia mbyllte karrierën”, nëse dyshimet do të vërtetoheshin.
Numri i ndeshjeve të Superligës serbe që po hetohen nga UEFA deri tani, është tre, por ka paralajmërime se numri i tyre do të rritet edhe më, kështu që federata serbe e futbollit ndodhet në një gjendje shumë të vështirë para syve të “shtëpisë evropiane” të futbollit.
Sfidanti.ak