Krahas faktit se ish-sulmuesi i famshëm argjentinas Diego Armando Maradona mbahet mend për lojrat e tij virtuoze, ai mbahet mend edhe për skandalet lidhur me përdorimin e drogës. Kështu që disa dilerë (tregtarë) droge, vendosën që ta shfrytëzojnë emrin dhe fytyrën e këtij futbollisti legjendar, në qytetin Sao Zhoze, të shtetit Sao Paolo. Autoritetet ushtarake morën një njoftim se, në një lagje të qytetit, ishin kapur disa sjitës droge, duke iu konfiskuar atyre 180 kapsula kokaine. Interesante është, se në secilën prej kapsulave ishte stampuar fytyra e Maradonës. Dilerët e arrestuar thanë se fytyra e Mardonës në kapsula ishte një lloj reklame, një mënyrë që kapsulat e tyre të dalloheshin nga kapsulat e tjera të drogës në tregun e Brazilit, kështu që vendosen që ta bënin fytyrën e Maradonës si “markë” të kokainës së tyre, e cila, në fakt, e markuar kështu, kishte filluar që të shitej shumë më mirë sesa kokainat e tjera.