Telenovela ‘Libertadores’, CONMEBOL konfirmon finalen në Madrid, biletat dalin në shitja

Zhvillimi i ndeshjes së dytë të finales së Kupës Libertadores u kthye këto ditë në një telenovelë të vërtetë. Ajo është vendosur të lujhet në 9 dhjetor në Santiago Bernabeu, por ky vendim u kundërshtua nga Boka Xhuniors e sidomos River Plejt që nëpërmjet 2 komunikatave bëri të ditur qëndrimin e tij. Por Konfederata Amerikanolatine të Futbollit i qëndron vendimit të marrë.

‘Ndeshja do të luhet në Madrid, vendimi është i pakthyeshëm-tha presidenti i CONMEBOL, Alehandro Domingez i cili tha se ds i presidenti i Bokas ashtu dhe ai i Riever Plejtit e mkkishin dhënë tashmë fjalën e tyre për ndeshjen në Bernabeu

Ndërkaq, CONMEBOL  bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare modalitetin e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje me dy tifozeritë që kanë në dispozicion nga 5000 secila për ata që janë rezidentë në Argjentinë dhe secila prej skuadrave do të duhet të tregojnë emrin dhe numrin e dokumentit. Për më tepër, biletat e shitura në Argjentinë duhet të tërhiqen në Madrid me personat që paraqesin kuponin relativ të tyre.

sfidanti.al