Deri para pesë-gjashtë vitesh, Barcelona asnjëherë nuk ka pasur ndonjë brend komercial, si reklama, në bluzat e veta. Me parë, në to shkruhej UNICEF, por ishte klubi katalonjas ai që i paguante kësaj oranizate ndërkombëtare të fëmijëve dhe jo e kundërta.
Por, kohët kanë ndryshuar, tani ky gjigant katalonjas është një nga klubet që përfiton më shumë para nga reklamat që mban në bluzët e veta, ndërkohë që së shpejti ai do të fitojë para të mëdha edhe nga emri i stadiumit. Në zhvillim e sipër janë bisedime me kompaninë “Grifols”, emri i së cilës ka shumë mundësi që të zëvendësojë në një të ardhme të afërt emrin “Kamp Nou” të stadiumit të Barcelonës.
Nëse bashkëpunimi mes kompanisë së lartpërmendur dhe Barçës do të konkretizohet, atëherë klubi katalonjas do të marrë çdo vit 20 milionë euro. Sipas medias spanjolle, marrëveshja eventuale do të ketë një kohëzgjatje 20-vjeçare që do të thotë 400 milionë euro për Barcelonën.
Sfidanti.al