Uestbruk nuk e bën të madhe që arriti Xhejzën Kidin

Nuk është ende numri 1, por edhe të jesh i treti në këtë renditje, është diçka e madhe. Rasëll Uestbruk e tregoi veten si një nga specialistët më të mirë në historinë e NBA-së për “tripëll dabëlla”, duke realizuar një tjetër e duke u barazuar me Xhejzën Kidin, në vendin e tretë për të gjitha kohët. Të dy kanë nga 107 tripëll dabëlla, dhe Uestbruk natyrisht do të vazhdojë të ecë përpara.

Ylli i Oklahomës do të duhet të luftojë shumë që të mbërrijë Mexhik Xhonsonin që ka 138 tripëll dabëlla, apo Oskar Robertsonin që ka 181. Gjithsesi, ai e arriti shifrën 107 në vetëm 760 ndeshje, ndërsa Kidit iu deshën 1 247.

“Jam i bekuar dhe shumë i prekur që po krahasohem me emra të tillë, – tha Uestbruk pas fitores 100-83 ndaj Klivlendit, – jam i bekuar edhe thjesht që mund të luaj në NBA. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të kisha arritur deri këtu. Gjithsesi, unë lumturohem më shumë me tripëll dabëllat, kur skuadra fiton”. Ndaj Klivlendit, Uestbruku shënoi 23 pikë, kapi 19 topa në tabela dhe shërbeu 15 asistë.

Sfidanti.al