Te Mançester Siti kanë ndodhur ndryshime të mëdha, qëkur këtë klub e mori fillimisht pasaniku tajlandez Taksish Shinavatra, kurse më vonë sheiku Bin Zajed nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithçka filloi me investime të mëdha dhe, si rezultat, u fituan të gjitha trofetë në Angli, por jo ai më i vlefshmi – kupa e Ligës së Kampioneve.
Sidoqoftë, tani klubi “qytetar” ka vendosur të ndërmarrë një hap, për të cilin po flet i gjithë ishulli: Siti ka në plan të ngrejë edhe një qendër tjetër stërvitore, por kësaj herë jo në Mançester, por në… Londër?
Në këtë klub konsiderojnë se me ndërtimin e kësaj qendre stërvitore në Londër me të gjithë aksesorët e saj do të shmangen udhëtimet dhe ndërrimet e hoteleve, kur Siti të vijë të luajë në kryeqytetin e Anglisë.
Sfidanti.al