Oliver Kahn, do të jesh president apo shef i Bajernit?!

Uli Hënes do të largohet dhe vendi i presidentit të Bajernit do të jetë vakant. Kuptohet, jo për një kohë të gjatë, dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për kampionët që të gjejnë “prijësin” e ri. Emri më shumë i lakuar është ai i Oliver Kahnit, “Titanit” të portës, ish-kapiten i Bajernit dhe i “pancerëve”, përveçse nënkampion bote në 2002.

Ka dy variante për pozicionin që do të ketë Kahni në “Alianc Arena” në 2019. Revista “Bild” është e sigurt se ai do të jetë presidenti, duke zënë vendin e mikut të tij, Uli Hënesit. Gjithsesi, një legjendë tjetër bavareze, Lotar Mateus, thotë se Kahn vërtet do të shkojë si drejtues në Mynih, por duhet që të bëhet shef ekzekutiv i klubit, ndërsa shefi i tanishëm ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, duhet të bëhet president. Duket se Mateusi ka të drejtë.

Sfidanti.al