Blerja e Kutinjos një mallkim, Salah do kushtonte “qimet e kokës”!

Kur u arrit marrëveshja për kalimin e Filip Kutinjos tek Barcelona, Liverpuli siguroi disa privilegje dhe sigurime të rëndësishme. Së pari, katalanasit nuk do të tentonin të merrnin lojtarë në “Anfild” deri në 2021, por edhe pas atij viti, çdo lojtar do të kushtonte sipas shprehjes “sa frengu pulën”. Gazeta “Marka” shkruan se nëse katalanasit do të donin të merrnin, p.sh., Mohamed Salahun, atëherë ata do të duhej të paguanin 100 milionë euro mbi klauzolën e kartonit të tij, apo çmimit të kartonit.

Saktësisht, sulmuesi egjiptian do të kushtonte 250 milionë euro, që me standardet e sotme, do të ishte një rekord i ri botëror. Gjithsesi, nuk mendohet që Barcelona është gati të bëjë një çmenduri të tillë, duke pasur shpenzime të mëdha deri tani, borderonë e rrogave më të madhe në botë, dhe problemin shqetësues të “të pabindurit” Usman Dembele.

Sfidanti.al