Futboll plazhi dhe serenatë, Euzheni Bushar shkëlqen jashtë tenisit

Euzheni Bushar është një nga tenistet më të bukura dhe elegante, ndonëse jo ndër më të mirat në fushën e lojës. Kanadezja, që kaloi një vit 2018 aspak pozitiv, gjithsesi gjeti frymëzimin në Majemi, duke u argëtuar me futboll plazhi, por edhe me mbrëme muzike.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja 24-vjeçare u shpall lojtarja më e mirë e turneut të futbollit të plazhit, në rërën e Majemit, duke ndihmuar ekipin e saj që të fitonte kupën, në një aktivitet bamirësie, ku mori pjesë edhe ish-ylli i futbollit amerikan, Landon Donovan.

Në mbrëmje, pas kënaqësisë së sportit, Euzhenia u kënaq me serenatën e bërë për të nga reperi amerikan, Flo Rida, ndërsa gjatë periudhës që kaloi në Jugun e SHBA-së, ajo pati kohë për plazh dhe për të udhëtuar në det me motoskaf. Aktivitetet në Florida u organizuan nga revista amerikane, “Sports Ilustrejtid”.

Sfidanti.al