Bepe Marota, “rrjeta e merimangës” tani punon për Interin

Nga Kina po kthehet me përshtypjet më të mira. Këto ishin fjalët e Bepe Marotës, atij që shumë shpejt do të jetë drejtori i ri sportiv i Interit. Në ish-“Perandorinë e Mesit”, ish-drejtuesi i lartë juventin shkoi për të marrë “bekimin” e familjes së re pronare të klubit, me mbiemrin Çan. Me 40 vjet karrierë, mjeshtri italian do të vendosë në dispozicion të zikaltërve një përvojë të pasur, dhe një rrjet njohjesh që në Itali e quajnë “Galaksia Marota”. Që nga Reali i Madridit, tek Raiola, nga Braida tek Brankini, që nga Maria Granovskaja e Çelsit tek Mauricio Xamparini.

Trajneri Luçiano Spaleti, ndërsa mendon për ndeshjen me Xhenoan në “San Siro”, e ka një mendim për Marotën. “Interi ka drejtues të nivelit tepër të lartë, por Marota është gjithashtu një profesionist i madh. E njoh mirë”. Dy objektivat e parë të Marotës janë Milinkoviç-Saviç i Lacios dhe Federiko Kieza i Fiorentinës.

Sfidanti.al