Në historinë e Bursës dhe të botës njihet e premtja e zezë, në 1929, kur tregu financiar në Nju Jork pësoi një rënie kaq të rëndë saqë krijoi rrënjët për Luftën e Dytë Botërore. Tashmë një “luftë” e vërtetë kërcënon Mançester Junajtidin, pasi aksionet e klubit anglez ranë ndjeshëm në Bursën kryesore të botës.
Junajtid humbi mbi 300 milionë paund stërlina në një ditë, pasi aksionet zbritën në 18.19 USD nga 19.92 USD që ishin në mëngjes. Çfarë ndodhi? Krerët e klubit deklaruan se nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi këto ishin lëkundje tregu, por dyshimet mbetën.
Shpenzimet për skuadrën janë rritur, dhe Mançester Junajtid ka borderonë e rrogave më të madhe në Premier Ligë (308 milionë paundë), ndërsa të ardhurat po ashtu janë rritur, deri në rekordin gati 700 milionë euro. Gjithsesi, nëse skuadra e Zhoze Murinjos nuk nis të fitojë trofe të mëdhenj, rreziku mbetet i madh.
Sfidanti.al