Boston e Klivlend, ‘hallet’ vazhdojnë; munden nga Sharlote dhe Detroit

Bostoni nuk po mund të kthehet plotësisht në formën e sezonit të kaluar. Skuadra e Seltiks u mund në ndeshjen e radhës së saj në NBA nga Sharlotës me rezultatin 112-117 ku i zakonshmi Kajri Irving dha më të mirën e tij teksa e mbylli ndeshjen me 27 pikë e 11 assist, ndërkohë që tatun shënoi 18 pikë. Por në krahun tjetër, Sharlotë kishte në një formë të shkëlqyer, kemba Uoker që shënoi plot 43 pikë në këtë ndeshje duke ia bërë të pavlefshme statistikat Irving

Oklahoma u dorëzuar përballë Sakramentos me Kings që fitoi këtë përballje 117-113 duke i shkaktuar Thandërit humbjen e 6 për këtë sezon. Xhorxh shënoi 26 pikë dhe Uestbrook 29, por këto të dhëna nuk i shërbyen aspak oklahomës, ndërkohë që për Sakramenton më të mirët në parket ishin Hild dhe shumpert me 25 dhe 23 pikë të shënuar respektivisht

Edhe San Antonio përjetoi një mbrëmje për t’u harruar pasi humbi kundrejt Nju Orlinsit me rezultatin 126-140. Devis me 29 pikë dhe Holidej, Mor e Rendëll me 21 pikë secili uishin ata që drejtuan skuadrën e Pelikans drejt suksesit, ndërsa për teksanët e Greg Popovic,  19 pikët e Kaningam, 21 të DeRozan dhe 20 pikët e Forbes nuk shërbyen për të evituar disfatën

Klivlend nuk di të dalë nga kriza në këtë sezon të NBA. Skuadra e Kavaliers humbi me Detroit Pistons 102-113 duke regjistruar humbjen e saj të 13. i vetmi që mund t’u shpëtojë kritikave për paraqitjen e tij te Kavaliers është Sekston me 18 pikë të shënuar, ndërsa për Detroit spikatën Grifin, Dramon dhe Bullok që shënuan respektivisht 21, 23 dhe 21 pikë.

sfidanti.al