Murinjo në një mision të (pa)mundur..të dalë jashtë lëkurës së tij

Klubi i Mançester Junajtidit ende vazhdon të ketë besim te trajneri Zhoze Murinjo, por, sidoqoftë, duket se ky besim “do të avullojë”, nëse ai nuk do të arrijë ta nxjerrë këtë ekipin në Ligën e ardhshme të Kampioneve (LK). Sipas medias, kryesia e Junajtidit i ka vënë atij ultimatum, kështu që Murinjos do t’i duhet “të dalë jashtë lëkurës së vet” dhe ta nxjerrë Junajtidin, të paktën, në vendin e 4-t në Premier Ligë.
Në fakt, “djajtë e kuq”, gjatë këtij sezoni nuk janë shumë bindës, por, megjithatë, shansin e vet atyre u takon që ta gjejnë përmes Premier Ligës.
Gazeta “San” shkruan se Murinjo me siguri që do të shkarkohet, nëse Junajtidi nuk do të arrijë të kualifikohet në LK, ndërkohë që si pasues i tij, gjithnjë e më shumë, përmendet trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketino.
Sfidanti.al