Korina Shumaker thyen heshtjen, 5 vjet pas aksidentit dramatik të bashkëshortit të saj Mikael që ndodhi në 29 dhjetorin e 2013 alpet franceze teksa ishte duke kryer ski për të rënë në gjendje kome dhe këtë e bëri nëpërmjet një letre përgjigjje kundrejt muzikantit gjerman Sasha Herhenbah që kompozoi një këngë në nder të Mikael Shumaker me titull ‘Born to Fight’ në dhjetor të 2014
‘Mikael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet-shkruan Korina në letrën e saj drejtuar Herhenah-Faleminderit për dhuratën tuaj që na jeni pranë nesh në këtë moment të vështire’.
Duke u bazuar në rrëfimin e vetë herhenbah për revistën ‘Bunte’, Korina Shumaker e kishte shkruar letrën për te me dorë. Legjenda e Formula 1, Mikael Shumaker, 7 herë kampion bote, ndodhet në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës dhe për të po kujdeset një staf mjekësor i përbërë nga 15 persona.
sfidanti.al