Lojtari gjerman sulmohet nga hakerat me emër … Mesut Ozil

Maks Kruze është një futbollist i Verderit, viktima më e fundit e hajdutëve informatikë. Hakerat ia bllokuan dhe ia bënë “copë” adresën e tij në Instagram, dhe në pamje të parë doli një fushë e zezë ku shkruhej “Skullz & R3kier”, ndërsa aty ndodhej edhe një flamur tur”. Sipas hetuesve, ka mundësi të që vjedhësit kompjuterikë të jenë me bazë në Turqi.

Interesant fakti se pas sulmit, llogaria nuk kishte 53 përdorues që i ndiqte, por vetëm dy. Njëra prej tyre ishte “w.re3kier”, dhe që me shumë gjasë, ka lidhje me hakerat, ndërsa tjetra ishte ajo e … Mesut Ozilit, ish-lojtarit të Gjermanisë, që ka origjinë turke.

Sfidanti.al