Kur thua ose dëgjon “sulmues argjentinas”, mendja të shkon tek Lionel Mesi, Sergio Aguero, Mauro Ikardi apo Gonzalo Higuain. Gjithsesi, këtë sezon, shënuesi më i mirë argjentinas në Europë nuk është asnjëri prej tyre. Titullin “virtual” e mban Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas i Nantës në ligën e parë franceze, që ka realizuar deri tani 10 gola.
Sala është përpara Mesit dhe Agueros, që kanë nga 7 rrjeta, ndërsa Ikardi ka 6 rrjeta në Serinë A dhe Higuain, pesë. i vetmi shënues që ia kalon 28-vjeçarit të Nantës, është Kilian Mbape, edhe ky i kampionatit francez, që ka shënuar 11 herë për Paris SG.
Gjithsesi, Sala nuk është thirrur asnjëherë në kombëtaren e Argjentinës, ndërsa të gjithë sulmuesit e mësipërm kanë qenë pjesë e saj.
Sfidanti.al