Golden Stejt nuk duket se ka ndërmend të frenohet në këtë moment në kampionatin e NBA. Skuadra e Uorriors mundi Memfis 117-110 për ta cuar në 10 numrin e fitoreve në këtë sezon. Golden Stejt e vendosi diktatin e saj pas pushimit të ndeshjes duke e thyer më në fund rezistencën e Grizlis që në pjesën e parë zhvilloi një lojë shumë të mirë. Klej tompson me 27 pikë,Ddurant me 22 dhe Kërri me 19 pikë ishin ata që drejtuan Golden Stejtin drejt fitores, ndërsa për Memfisin më të mirët në parket ishtin Xhekson Xhunior, Mek dhe Bruks me 15 pikë secili.
Nuk frenohet as Denveri që në sfidën e tij të radhës mposhti një skuadër si Bostoni me rezultatin 115-107 dhe tani ka një bilanc me 9 fitore e 1 humbje. Bostoni iu imponua Denverit në periodën e parë që e fitoi 34-19, por pa e ruajtur këtë avantazh të krijuar edhe pse Irving shënoi 31pikë. Skuadra e Nagets e mori veten dhe e përmbysi disavantazhin e fillimit të ndeshjes falë lojës së shkëlqyer të Mërrej që shënoi 48 pikë në 38 minuta lojë.
Edhe Toronto duket se nuk po gjen rivalë në këtë fillim sezoni në NBA. këtë radhë skuadra e Raptors mposhti Jutah Xhaz 124-111 duke regjistruar fitoren e saj të 10. Toronto e kishte ndeshjen në kontrollin e saj për pjesën më ta madhe të kohës dhe ishte në gjendje që të mbante larg skuadrën e Utah. Anunobi, Vanvlit, Ibaka dhe Louri shënuan 17 pikë në këtë ndeshje, për toronton, ndërkohë që te Xhaz u salluan Bërks me 22 pikë dhe Gobert me 14 pikë e 12 topa në tabelë.
sfidanti.al