Klivlend zhytet gjithnjë e më thellë në krizë në këtë fillim sezoni në NBA. skuadra nënkampione humbi ndaj Sharlotë 94-126 dule regjistruar humbjen e 8 ndërkojhë që ka vetëm 1 fitore. Por ajo që shqetëson më shumë stafin teknik të Kavaliers është dëmtimi i kevin Love i cili do t’i mungojë kësaj skuadre për plot 6 javë. Sharlota e shfrytëzoi në maksimum momentin negatyiv të Klivlend për ta mundur atë bindshëm gjë që e tregon edhe diferenca prejk 32 pikësh në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Uoker dhe Lamb me nga 19 pikë secili ishin më të mirët për Hornets, ndërsa te Klivlend spikati JR Smith me 14 pikë
Rikthehet Xhejms Harden dhe Hjuston rigjen fitoren. Skuadra e rokets mundi Cikagon 96-88 për të shënuar fitoren e tretë sezonale. harden padyushim që u dallua me 25 pikë, por ai pati edhe ndihmën e Entonit që e mbylli sfidën me 17 pikë të shënuara. në krahun tjetër, te Bulls përvec Lavine me 21 pikë, spikati edhe Karter Xhunior me 14 pikë e 13 topa në tabelë
Los Angeles Lakers duket se e ka rimarrë disi veten pas fillimit katastrofik të sezonit. Skuadra kaliforniane mundi Portland në ndeshjen e saj të radhës 114-110 duke shënuar fitoren e dytë radhazi dhe të 4 në 9 ndeshje të zhvilluara. LeBron xhejms shënoi 28 pikë, por ai nuk ishte i vetëm në fitoren e Lakers. Dha kontributin e tij edhe Rondo me 17 pikë e 10 assist, ndërkohë që bënë një paraqitje të mirë edhe MekGi e Kuzma.
sfidanti.al