Francë, Lila tregoi se “Goliadhi” PSG mund të përballohet

Përfundoi me humbje, veçse barazimi ishte 20 minuta larg. Aspak keq për normalitetin e ligës franceze, ku Paris SG i këtij sezoni është kthyer në një “terminator” të papërballueshëm. Skuadra që i qendroi ballazi me trimëri nuk quhej as Lion, dhe as Marsejë, por Lila, ajo që rivalizoi për titull nja dy vjet më parë.

Brenda në “Park dë Prensis”, Lila u mbajt në barazim 0-0 me gjigandët e kryeqytetit, dhe u dorëzua vetëm nga magjia e Mbapesë në minutën e 70-të. Në minutat e fundit, erdhi edhe goli i Nejmarit, por miqtë nuk harruan të linin shenjën, me rrjetën fare në limit, kur Nikolas Pepe ekzekutoi saktë penalltinë.

Një mësim për skuadrat e tjera të Ligës së Parë se ndaj PSG-së mund të luftohet nëse nuk i ke “mbushur brekët” që përpara ndeshjes. Gjithsesi, kjo nuk e pengoi formacionin e trajnerit Tuhel që të arrinte fitoren e 12-të në 12 ndeshje, të ngjitej në 36 pikë, dhe të krijonte diferencën prej 11 pikësh me Lilën e vendit të dytë.

Sfidanti.al