Ishte mbrëmje buzëqeshjesh në stërvitjen e Liverpulit, veçse për tifozët shqetësimi u shkaktua dhe u rrit nga një foto. Mohamed Salah u paraqit me dorë të lidhur në kyç, ndërsa impenjohej në terrenin e kompleksit “Melvud”, së bashku me shokët e tij. i qeshur vetë Salahu, i qeshur Klopi, Van Dajku apo grupi i portierëve dhe trajneri i tyre, por dora e lidhur e egjiptianit nuk mund të “parathotë” asgjë të mirë në prag të duelit në Premier Ligë kundër Arsenalit.
Edhe Sadio Mane kishte një mbrojtëse në dorën e majtë, pas dëmtimit që pësoi pak kohë më parë në kombëtaren e Senegalit, pra mos vallë sulmi i frikshëm i të kuqve do të katandiset keq? Trajneri Klop ka, padyshim, alternativa, pasi Xherdan Shaqiri mund të luajë në krah të Firminos, Daniel Starrixh mezi pret të aktivizohet, ndërsa Lalana është kthyer në formë nga dëmtimi, por gjithsesi, Salah-Mane është dyshja që të gjithë e duan në fushë.
Sfidanti.al