Diego Kosta ka tanimë plot 17 ndeshje në La Liga që po “agjëron”, diçka që atij nuk i ka ndodhur kurrë më parë gjatë karrierës.
Për herë të fundit emri i Diego Kostës është shkruar në tabelën elektronike si shënues goli më 25 shkurt të këtij viti, kur Atletiko e Madridit, si vizitore, mundi thellë 5-2 Seviljen. Që nga ajo kohë, ky futbollist brazilian me pashaportë spanjolle nuk ka shënuar qoftë edhe një gol të vetëm në La Liga dhe një gjë e tillë është me të vërtetë diçka e pazakontë për një lojtar të tillë.
Por Diego Simeone nuk shqetësohet shumë, sepse e di se “makineria” Kosta, herët ose vonë, do të fillojë të punojë me kapacitet të plotë.
“Diego punon me ngulm dhe golat do të vijnë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshën që është i domosdoshëm për ekipin tonë, sepse ai ka ndikim të madh si në fushë, ashtu edhe në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Simeone.
Sfidanti.al