Presidenti i madh i Realit, Santiago Bernabeu, drejtoi klubin për 34 vjet dhe ndërroi 16 trajnerë. Florentino Perez po e tejkalon në padurimin e tij me 13 njerëz të stolit të shkarkuar në 15 vjet e gjysmë. Hulen Lopetegi ishte vetëm “njëri nga të shumtët”. Në dy etapa, Perez provoi shumë emra, duke “lënë nam”, sidomos në vitet 2003-2006 me 5 trajnerë të ndryshëm. Në etapën e dytë, 2009-2018 pati pak më shumë stabilitet pasi Murinjo, Ançeloti e Zidan u respektuan më tepër.
Nuk dihet nëse Perez do të arrijë të gjejë “paqe me veten” dhe të ketë një trajner epokal, siç e pati Santiago Bernabeu, kur i famshmi Migel Munjoz drejtoi ekipin në vitet 1960-1974. Në fund të fundit, nuk dihet nëse presidenti i sotëm i Realit e dëshiron diçka të tillë!
Sfidanti.al