Tashme eshte e konfirmuar, presidenti i Leister, Vichai eshte nje prej viktimave te helikoterit te rrezuar pas ndeshjes qe kjo skuader zhvilloi me Uest Hamin ne Premier Leaguen angleze. Portieri i ‘Dhelprave’, Kasper Shmajkel i dha lamtumiren presidentit te klubit nepermjet nje letre prekese te publikuar ne rrjetet sociale.
‘Presidenti im i dashur-shkruante Shmajkel ne letren e tij-nuk arrij te besoj ate qe pashe, jam i shkaterruar dhe i thyer. Eshte e veshtire te shpjegoj sa domethenie kishit per kete klub. Nuk kam takuar kurre nje person si ju. I bete endrrat e mia realitet. Te gjithe i dine investimet e bera nga ju per skuadren, por ka edhe me shume. Ju u kujdeset jo vetem per klubin, por edhe te gjithe konunitetin. Ndihma juaj per spitalet ne Leister dhe veprat tuaja te bamiresise nuk do te harrohen kurre. Ju kam admiruar si shef, si njeri dhe si baba. Ndryshuat futbollin. Iu dhate te gjitheve shpresen se asgje nuk eshte e pamundur’.
Sfidanti.al