“Tajmsi” anglez shkruan se Juventusi është i interesuar për shërbimet e portierit të Mançester Junajtidit, David de Gea, kontrata e të cilit me “djajtë e kuq” mbaron më 2020. Sikurse thuhet, De Hea nuk do ta vazhdojë kontratën, por do që të ndërrojë mjedis. Këtë portier spanjoll më parë e kanë lidhur me Realin e Madridit, por ky i fundit nuk është më opsion dhe tani pretendohet se për të siguruar shërbimet e tij në garë janë Juventusi dhe Barcelona.
Në fakt, Juventusi, sikurse thuhet, nuk e ka me nxitim dhe mund ta bindë De Gean që ai të presë deri më 2020, kur ai mund të vijë falas te Juventusi. “Zonja e vjetër”, në fakt, ka bërë edhe më parë transferime të tilla, ndërkohë që edhe De Gea ka dëshirë që të luajë me këtë klub italian që ka një formacion të shkëlqyer.
Sfidanti.al