Vazhdojnë rekordet e tripikëshave në NBA, nga Kërri

Në fushën e Bruklin Netsave ishte sërish më i rëndësishmi në fushë, dhe përsëri sipas mënyrës së tij. Stefën Kërri shënoi 35 pikë në fitoren e Golden Stejtit në Nju Jork (120-114), dhe 18 prej këtyre pikëve ishin nga distanca. Numri 30 i kampionëve pra realizoi 6 gjuajtje për tri pikë duke thyer një rekord të NBA-së, pasi ka shënuar të paktën 5 tripikësha në 7 ndeshje radhazi. Rekordi i mëparshëm ishte i Xhorxh Mekklaudit me 6 ndeshje radhazi.

Kërri u detyrua t’i përgjigjej vendasve që nisën të shënonin tripikësha radhazi dhe shkurtuan diferencën nga 19 në vetëm 2 pikë. Kontribut të madh dha Kevin Duranti me 34 pikë, 8 topa në tabela e 6 asiste, ndërsa Drejmond Grin pati 13 asiste, por edhe 5 vjedhje topi. Golden Stejti ka 6 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke kryesuar Konferencën Perëndimore.

Sfidanti.al