Barcelona refuzon 300 milionë euro për ndërrimin e emrit “Kamp Nou”!

Njerëzit që drejtojnë Barcelonën morën një ofertë shumë tunduese për ndërrimin e emrit të stadiumit “Kamp Nou” që do t’i sillte klubit 300 milionë euro. Por, megjithëse u zhvilluan disa bisedime, kryesia e klubit katalonjas e refuzoi ofertën.
Pikërisht, mediumi gjigant “Mediapro” ofroi 300 milionë euro që t’ia ndërronte emrin stadiumut dhe t’i vinte një emër tjetër që ai do ta mbante gjatë 20 viteve të ardhshëm. Thuhet se një nga arsyet e dështimit të bisedimeve ishtë kërkesa e presidentit të klubit katalonjas, Pep Bartomeu, që kërkoi nga mediumi “Mediapro” që ai t’i tërhiqte akuzat për spiunazh industrial kundër ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosel.
Kështu që stadiumi legjendar i Barcelonës do të vazhdojë që të quhet “Kamp Nou”, një emër i lavdishëm që për të gjithë katalonjasit është një krenari dhe simbol i veçantë,
Sfidanti.al