PSZH gati të japë Kavanin plus para për yllin e Serisë A, Insinjen!

Ka kohë që flitet se Nejmari do të largohet nga PSZH-ja për në Spanjë, kështu që kryesia e këtij klubi po mendon që t’i gjejnë atij një zëvendësues të denjë. Deri tani, përmendej emri i Antoan Grizmanit, por këto ditë në skenë doli një emër tjetër i madh i ri. Trajneri i PSZH-së, Tomas Tuhel, synon sulmuesin fantastik të Napolit, Lorenco Insinje, por që të sigurojë shërbimet e tij klubi francez i mësipërm duhet ta hapë mirë “qesen”.
Insinje është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit dhe i vetmi, me të cilin mund të bisedohet për të, është presidenti kontrapedal napolitan, Aurelio De Laurentis.
Po ashtu, flitet edhe për kthimin eventual të Edison Kavanit në serinë A, pra te Napoli, kështu që të dy klubet edhe mund të mirren vesh.
Sfidanti.al