Gjysmemaratona ne Valencia, Kiptum vendos rekord te ri boteror

Atletika boterore shenon nje dite historike. Keniani Abraham Kiptum vendosi nje rekord te ri boteror ne gjysmemaratonen e zhvilluar ne Valencia. Atleti afrikan i pershkoi 21 km e kesaj gjysmemaratone me kohen 58 minuta e 18 sekonda duke e thyer rekordin e meparshem me 5 sekonda.

Ai qe e mbante rekordin e meparshem te gjysmemaratones ishte atleti nga Eritrea, Zersenaj Tadese qe e kishte vendosur ne vitin 2010. Pas 8 vitesh, eshte nje tjeter sportist afrikan qe ka emrin e tij ne librin e rekordeve ne gjysmemaratone, Abraham Kiptuma.

Sfidanti.al