Glen Hodell shqeteson; shtrohet ne spital diten e ditelindjes

Futbolli anglez eshte ne ankth per Glen Hodell. Ish trajneri i perfaqesueses angleze, diten e 61 vjetorit te tij, u shtrua ne spital pasi u ndje keq teksa ishte ne studiot e BT Sport, ku ai punon ne rolin e opinionistit. Mesohet se gjendja e e Hodell eshte e rende, ndersa programi ku ai ishte i ftuar, u anulua.

Glen Hodell, qe ne moshen 40 vjecare, u be trajneri me i ri ne historine e skuadres se Anglise, i drejtoi Tre Luanet ne periudhen 1996-1999 duke e lene  detyren e tij per shkak te nje fraze jo shume te kendshme. ‘Po korrim ate qe po mbjellim-ishte deklarata e asaj kohe e Hodell per ‘Times’-ju dhe une kemi dy duar, dy kembe, nje tru te pranueshem. Te tjere nuk e kane kete dhe arsyeja eshte 1; karma funksionon teksa sheh jeten e meparshme’.

Hodell qe ne 1996 zevendesoi Venejbells ne stolin e Anglise, u be i pari trajner i kesaj skuadre qe shkarkohet qe nga viti 1974 kur kete fat e pesoi Alf Ramsey. Nen drejtimin e Hodell, Anglia regjistroi nje bilanc me 17 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje.

Nderkaq opinioniste te ndryshem ne Angli mes te cileve Geri Lineker e Kros Saton, shfrytezuan rrjetet sociale per te dhene mesazhet e inkurajimit ne drejtim te ish trajnerit te Kombetares Angleze.

Sfidanti.al