Ronaldo ritakon Ferguson: Sa mirë që të shoh në formë, Boss!

Transferta e Juventusit në Old Trafford për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Mancester Junajtid, ishte speciale për Kristiano Ronaldon që ka luajtur për 6 sezone me djajtë e Kuq. Sulmuesi 33 vjecar nuk shënoi në këtë ndeshje, por kjo nuk e pengoi Juventusin që të fitojë sfidën ndaj skuadrës së Murinjos 1-0 me gol të paulo Dibalës.

Rikthimi në Mancester i Kristiano Ronaldos pati edhe një takim të vecantë për të; atë me ish trajnerin e tij Sir Aleks Ferguson të cilin disa herë futbollisti portugez e ka quajtur i babanë e tij. Ronaldo në profilin e tij në rrjetet sociale publikoi një foto të këtij takimi mes tij dhe Ferguson që duket se po vjen në formë.

‘Një trajner i madh e sidomos një njeri i mrekullueshëm. më ka mësuar shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës së lojës. Është dicka e bukur që të shoh sërish në formë, Boss!-shkruante në postimin e tij Kristiano Ronaldo teksa përshëndeste ish trajnerin e tij, Sir Aleks Ferguson.

sfidanti.al