U mbars mali, e polli një mi: Bajerni mbështet Niko Kovaçin

Konferenca e shtypit e Bajernit të Mynihet ishte ngjarje kryesore sportive e ditës, pasi pritej që në të të bëhej i ditur shkarkimi i trajnerit kroat, Niko Kovaç. Por, përkundër paralajmërimeve dramatike, në këtë konferencë jo vetëm që trajneri kroat nuk u shkarkua, por ai u mbështet nga udhëheqësia e klubit bavarez, ndërkohë që u kritikua ashpër mënyra sesi media gjermane e ka trajtuar kohët e fundit Bajernin.

“Çfarë nuk kam lexuar në media për klubin dhe lojtarët tanë. Çfarë nuk është shkruar për Manuel Nojerin qëështë një sportist që meriton një respekt të madh, pasi ai është kampion bote dhe katër herëështë shpallur portieri më i mirë në botë. Po për Humelsin dhe Boatengun çfarë kanë shkruar…? Është e pabesueshme se deri ku mund të arrijë kjo media. Shihni sesi shkruan media në vende të tjera të mëdha, ajo i merr në mbrojtje lojtarët e vet, kurse këtu, në Gjermani…. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për gazetarët, por edhe për ata të ashtuquajtur specialistë futbollist dhe ish-futbollistë të njohur që nuk dinë se çfarë nxjerrin nga goja.Vetëm para tri javësh ju shkruanit se Bajerni e mbylli sezonin pa humbje, ndërsa tani thoni se ai ndodhet në një krizë të paparë! Te neve nuk ka asnjë krizë dhe ne jemi të vendosur që t’i akuzojmë të gjithë ata që pëhapin gënjeshtrja”, vuri në dukje në konferencën e lartpërmendur të shtypit Karl Hainc Rumenige, të cilin e mbështetën plotësisht presidenti i Bajernit, Uli Hënes, dhe drejtori sportiv i tij, Hasan Salihamixhiç, që e morën në mbrojtje trajnerin krot Niko Kovaç.

“Ne gjithnjë do t’o mbështesin futbollistët dhe trajnerin tonë, rëndësi që ata vetë tregohen autokritikë ndaj vetes. Kjo është madhështia e Bajernit”, theksoi Salihamixhiçi.

Sfidanti.al