UEFA, gjatë këtyre kohëve të fundit, po merr disa vendime që të bëjnë të ngresh supet lidhur me zbatimin nga klubet të rregullit të saj financiar fair play. Me të vërtetë qëështë e habitshme se në një kohë, kur ajo fal klube të tillë, si Milani dhe PSZH, që e kanë shkelur hapur këtë rregull të ri, “shtëpia” evropiane e futbollit gjen dhe dënon Rubinin e Kazanit (Rusi)! Duket qartë se ky klub rus po bëhet “kokë turku” që të shërbejë si shembull për të tjerët.
UEFA e dënoi Rubinin që të ai të mos marrë pjesë një vit në konkurrimet evropiane, pasi nuk ka respektuar rregullin e ri fair play të saj që, në fakt, ka shkaktuar polemika dhe konfuzion në opinionin publik sportiv.
Duket qartë se UEFA përdor dy kute, kur është fjala për zbatimin e këtij rregulli financiar, i cili, sikurse po del, vlen vetëm për klubet e vegjël, si Rubini i Kazanit, por nuk vlen për klubet e medhënj, si Milani dhe PSZH-ja, që e shkelin hapur këtë rregull, duke shpenzuar shumë më tepër para sesa kanë fituar gjatë viteve të kaluar.
Sfidanti.al