“El Mundo Deportivo”: Nejmari tek Barcelona.. mision jo i pamundur!

Vetëm një vit mbasi ai u shpëngul, pasi PSZH-ja pagoi për të shumën rekord prej 222 milionë eurosh, po shtohen zërat se Nejmari do që të kthehet te Barcelona. Gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” e aktualizoi edhe një herë tjetër më me forcë historinë se Nejmarit i vjen keq që iku nga klubi katalonjas dhe se ai po përpiqet tani që të gjejë mënyrën sesi të kthehet në “Kamp Nou”. Gazeta katalonjase shkruan se këtij futbollisti brazilian i mungojnë qyteti i Barcelonës, stadiumi “Kamp Nou” dhe bashkëlojtarët e tij të dikurshëm, me shumë prej të cilëve ai i ruan marrëdhëniet e mira.

PSZH-ja po shkon drejt titullit të radhës të kampionit në Francë, ndërkohë që të gjithë ekipet e tjerë të Ligës së 1-rë franceze luftojnë vetëm për vendin e dytë. Pronari i PSZH-së, Naser Al Kelaifi, i premtoi Nejmarit se ai do të krijonte rreth tij një ekip që do të fitonte Ligën e Kampioneve (LK), por, megjithëse paratë nuk janë problem për këtë superklub francez, PSZH-ja është ende larg triumfit aq të dëshiruar në Evropë dhe pikërisht kjo gjë nuk po i pëlqen Nejmarit.

Sipas gazetës së mësipërme, tani që Nejmari e kuptoj se PSZH-ja e ka të vështirë që të arrijë te triumfi në LK, Nejmari gjithnjë e më shumë po mendon për kthimin në Barcelonë, për më tepër që këtij futbollisti brazilian i doli edhe një “problem” i madh te PSZH-ja – Kilian Mbape që po e sfumon gjithnjë e më shumë Nejmarin që mezi arriti ta nënshtrojë lojtarin e mëparshëm nr.1 të këtij ekipi francez, Edison Kavani.
Sfidanti.al