Në Gjermani nuk gjen një debutues të tillë, por edhe në Europë nuk është e lehtë, sado që të kërkosh. Një Leiçester i Bundesligës po konfigurohet pas më pak se një të tretës së sezonit.
Rasenbal Lajpcig doli në krye të kampionatit gjerman duke mos dëgjuar ta lerë përgjysmë mrekullinë. Skuadra pa histori, por me financa, triumfoi në Leverkusen, edhe pse u ndodh dy herë në dizavantazh.
Kampl shënoi për vendasit, ndërsa Leverkuseni i prishi punë vetes, me autogolin e Baumgartit. Më tej, u deshën nerva të forta ndaj një rivali shumë në formë, por Bajer nuk i pati. Edhe pse Brant e kaloi sërish në epërsi, Çalhanoglu shpërdoroi mundësinë për të thelluar rezultatin. Penalltia e tij u prit nga portieri i Lajpcigut.
Miqtë barazuan me golin thuajse personal të Forsbergut, dhe fituan falë rrjetës pranë fundit të Vili Orbanit. Themeluar vetëm 7 vjet më parë, Lajpcigu është kthyer në një realitet të madh të Bundesligës dhe pretendon titullin, edhe pse pritet ta ketë shumë të vëshirë në konkurim me Bajernin.
Gjithsesi, një rekord e ka thyer duke hyrë në histori, si i vetmi debutues në Bundesligë që nuk njeh humbje pas 11 ndeshjeve të para.