Uestbruk është Majkëll Xhordani i ri, e thotë vetë Xhordani

Nuk po luan në skuadrën më të mirë të NBA-së dhe shanset për të fituar titullin i ka më të vogla sesa shumë të tjerë, por mori një vlerësim tepër të madh. Rasëll Uestbruk njihej si basketbollisti më atletik i kampionatit, por tashmë cilësohet si më i miri.
Është vetë Majkëll Xhordan, “madhëria e tij”, që e krahason me vetveten yllin e Oklahomës. “Ai më kujton veten time kur luaja basketboll, – u shpreh “Air Xhordan”, – ai është jashtëzakonisht i talentuar, por edhe besnik. Ai nuk e braktisi Oklahomën, ashtu si unë nuk e braktisa Çikagon, edhe pse mund të shkoja në skuadra më të mëdha”.
Xhordan ia doli vonë të fitonte titullin, por më pas arriti në shifrën 6, duke qenë më i miri i të gjitha kohëve për trofe, dhe ndoshta basketbollisti numër 1 i historisë së NBA-së. A do t’ia dalë Uestbruk të jetë i denjë për krahasimin me MJ-në?
Rasëll shpreson të fitojë të paktën një titull, më pas do të mendojë për të tjerat. Xhordan, në të kundërt, pati fjalë kritike për Kevin Durantin që u largua nga Oklahoma duke braktisur tifozët e tij. Gjithsesi, për momentin, Durant ndodhet në pozicion më të mirë sesa Uestbruk, pasi Golden Stejti është fare pranë kreut të renditjes, ndërsa Oklahoma më prapa.