Barça fiton 23 milion euro, por humb një bast me Alkaserin

Në Gjermani, nuk po flasin më për yjet e Bajernit, por për një sulmues të Dortmundit të ardhur nga Spanja. Pako Alkaser është njeriu i momentit, për Borusian dhe për “Furitë e Kuqe”, duke shënuar 9 gola në 200 minuta këtë sezon, një mesatare e shkëlqyer.

Dortmundi, që e ka marrë hua nga Barcelona me të drejtë blerjeje kartoni, ka vendosur ta bëjë lojtar të vetin. Gazeta “Bild” njofton se klubi gjerman do të paguajë 23 milionë eurot e parashikuar në klauzolën e marrëveshjes mes palëve, ndërsa do t’i japë “supersulmuesit” një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon. Kjo do të thotë se Alkaser do të  bëhet lojtari i tretë më i paguar në ekip, pas Gëces dhe Rojsit. Kontrata e re e sulmuesit do të vlejë deri në 2023.

Sfidanti.al